Qëllimi i projektit

Projekti ka për qëllim të adresojë një nga çështjet më të mprehta të realitetit social: përballjen e gjeneratës së re me problemet e shëndetit mendor. Një nga faktorët me impakt të lartë ndikimi rezulton të jetë përdorimi i tepruar i mediave sociale, fenomen që u bë akoma më i zakonshëm gjatë pandemisë, për shkak të distancimit social dhe izolimit të shkaktuar.

Përmes këtij projekti, qendra “BE THE CHANGE” do të orientojë përpjekjet për të afruar të rinjtë me artin, duke e përdorur atë si një mjet efikas, që sjell përfitime të shumta për shëndetin mendor. Rrjedhimisht, edhe koha që të rinjtë shpenzojnë në rrjetet sociale do të ulet.

“Take HeART” synon të fuqizojë psikologjikisht të rinjtë, përmes angazhimit të tyre me art dhe pjesëmarrjes aktive në eventet artistike, pjesë e portofolit të projektit.

Projekti do të nisë më 1 shkurt 2023 dhe do të shtrihet përgjatë një periudhe 45 ditore, gjer më 16 mars 2023. Aktivitetet do të zhvillohen në Galerinë ETC, konkretisht në pikën më të re turistike të kryeqytetit, “Selfie Museum Albania”, ku kryefjalë është arti dhe ku fuqimisht mbështetet krijmtaria artistike e brezit të ri, në një formë krejtësisht novatore.

Përshkrimi i projektit

Në vitin e parë të pandemisë Covid 19, prevalenca globale e ankthit dhe depresionit u rrit me 25%, sipas një raporti shkencor të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Vizitat në qendrat e kujdesit parësor për çrregullimet e shëndetit mendor patën një rritje të përgjithshme gjatë dhe pas pandemisë, ndërsa ndikimet në shëndetin mendor të të rinjve kanë rritur prirjen e tyre për sjellje me pasoja vetëdëmtuese.

Në vijë të drejtë me problematikat e shëndetit mendor shkojnë edhe orët e shpenzuara pa kriter në mediat sociale. Një studim i vitit 2021 nga National Institute of Mental Health (NIMH), zbuloi se të rinjtë që i përdorin mediat sociale më shumë se 3 orë në ditë janë më të rrezikuar ndaj problemeve të shëndetit mendor. Kjo manifestohet me ndjenja të shtuara të vetmisë, trishtimit, zhgënjimit ose një ndjenjë të përgjithshme pakënaqësie, e cila duhet trajtuar në kohën e duhur.

Si organizatë me fokus tek edukimi në fushën e psikoterapisë dhe ofrimi i shërbimeve shoqërore për grupet në nevojë, këtë projekt e çmojmë për nga vlerat dhe rezultatet e pritshme prej zbatimit të tij.

Projekti do të organizohet në formën e një portofoli aktivitetesh artistike, me përfitues të direkt të rinjtë, të cilët do të angazhohen në zhanre të ndryshme të artit, sipas një kalendari të paracaktuar, bazuar edhe në interesat/preferencat e tyre. Konkretisht do të organizohen:
a) 4 (katër) module kursesh profesionale, të ofruara nga ekspertë në fushat e: fotografisë, pikturës, filmit dhe muzikës. Kurset do të zhvillojnë kreativitetin e të rinjve pjesëmarrës dhe do t’i ndihmojnë të krijojnë miqësi të reja dhe kalojnë kohë cilësore. Pjesëmarrja në kurse artistike ndihmon në shprehjen e vetes, kur mund të mos jemi në gjendje të gjejmë fjalët për të artikuluar mendimet dhe emocionet tona. Mund të ndihmojë gjithashtu për përmirësimin e vetëvlerësimit, zvogëlimin e stresit, çlirimin e emocioneve negative dhe rritjen e fokusit mendor.
b) 3 (tre) seanca trajnimesh me pjesëmarrje të gjerë, në partneritet me institucionet publike përgjegjëse. Tematikat e përzgjedhura janë si më poshtë:

“Arti, mediat sociale dhe shëndeti mendor”;

“Transformimi digjital, të mësosh të jetosh me ndryshimin!” dhe

“Si të mbajmë nën kontroll varësitë e kohës modern!”

c) Projekti do të kulmojë me dy evente madhore artistike, me pjesëmarrjen e emrave të mirënjohur të muzikës dhe kinematografisë shqiptare.

“Këngët e Dashurisë”, me një repertor të zgjedhur të këngëve më të bukura, që i janë dedikuar ndjenjës më sublime. Përveçse një ndërthurje mes brezave, kjo mbrëmje do të miksojë duete mes artistëve të njohur të skenës dhe të rinjve, që sapo kanë përfunduar kursin e muzikës, si pjesë e projektit. Një show plot ngjyra dhe emocion, në mbrëmjen e 14 Shkurtit, festës së Shën Valentinit, për të demostruar superfuqinë e dashurisë për të bashkuar zemra, zëra, jetë…

“OSCARS Night” do të ndezë diskutimet, pasi pjesëmarrësit të kenë ndjekur disa nga episodet më pikante të filmave pretendentë për çmimet prestigjioze të këtij viti. Një mbrëmje nën yje, jo nën yjet e qiellit, por ata të kinematografisë botërore, shoqëruar nga kritika e kineastëve shqiptarë, të cilët do të ndajnë opinionet dhe komentet e tyre me të rinjtë e apasionuar pas filmit. Mbrëmjen e 13 marsit, eventi më i rëndësishëm kinematografik i vitit, do të përcillet në tre pjesë: analiza fillestare e këtij viti kinematografik, shkëlqimi i tapetit të kuq, dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Kjo platfomrë është përgatitur në kuadër të projektit “Take HeArt” e financuar nga Bashkia Tiranë.

”Qendra Be The Change” është një organizatë jo-fitimprurëse e pavarur, e themeluar në qershor 2018, e cila e shtrin aktivitetin e saj në të gjithë Shqipërinë. Misioni i saj është Bashkpunimi me universitete, qendra shkencore dhe institucione të ngjashme në Shqipëri dhe jashtë saj, me qëllim mbështetjen e iniciativave kërkimore lidhur me psikologjinë dhe psikoterapineë individuale dhe në grup. Gjithashtu dhe hartimi i projekteve dhe aplikimi ne projekte të ndryshme për të mundësuar bashkëveprimin, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave midis komunitetit me institucione, donatorë, biznese, organizata, shoqata dhe individë të ndryshëm.